6 persona kanë vdekur dhe 3.917 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 15 mijë 268 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 617 persona dhe 4.623 të tjerë janë vaksinuar.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 803 mijë e 638 qytetarë me dozën e dytë, përderisa janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave./familjajone