Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.
Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.
“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.
Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.
Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.
Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.