Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dyshohet se një person ka bërë vetëvrasje në Deçan

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje ditën e premte në Deçan.

Policia njofton se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF në Deçan pa shenja jete.

“Raportohet se në QKMF Deçan është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë