Një person ka vdekur dhe 2708 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 10 mijë 833 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 202 persona dhe 4.731 të tjerë janë vaksinuar.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 799 mijë e 114 qytetarë me dozën e dytë, përderisa janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave./familjajone