728 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe 99 të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 5 mijë 297 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19 dhe 5.118 raste të tjera janë aktive
Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave.