Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë kësaj jave do të ketë reshje bore dhe mot të ftohtë, raporton Express
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se të martën do të ketë reshje të dobëta bore, ndërkaq reshje të intensitetit mesatar deri të lartë, pritet të fillojnë të enjten.
Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.
“Java fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s|”, ka bërë të ditur IHK.