658 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë shëruar 160 të tjerë nga kjo sëmundje.
Këto rezultate dolën pas testimit të 6 mijë e 8 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka vdekur asnjë person gjatë kësaj kohe, ndërsa janë vaksinuar 4 mijë e 685 persona.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 3 mijë e 837. /familjajone