Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, e ka ndarë edhe rrogën e 14 për punëtorët e tij.
Ndër të tjera, Piraj i falënderoi ata për punën që bënë gjatë gjithë kësaj kohe.
Lajmin e bëri të ditur vetë Piraj, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Falënderimi i pafund dhe lavdi i takojnë vetëm Zotit!
I falënderoj bashkëpunëtorët, konsumatorët dhe të gjithë njerëzit e mirë që kanë dhënë kontribut që të arrijmë ti realizojmë planifikimet për vitin që shkoj 2021 dhe sot dolëm faqebardhë duke i ekzekutuar pagat e 14’ta sipas planifikimit dhe traditës.
I lutemi të Madhit Zot për ditë më të mira për të gjithë besimtarët dhe mbarë popullin shqiptar!
Zoti ju bekoftë!
Paqja qoftë mbi ju!
#elhamdulilah
#MekaHalalFood”, shkroi ai. /familjajone