Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në qershor të vitit të kaluar kishte dhunuar seksualisht një femër.
Përmes raportit 24-orësh, PK-ja ka njoftuar se arrestimi është bërë sot, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj, Qershor-2021-NN. Me 14.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/