Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje.
“ Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2021 u lindën 8 mijë e 984 foshnje. Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK- së.
Sipas ShSKUK- së nga raporti i punës në Klinikën e Gjinekologjisë, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 foshnje tjera gjinisë femërore.
Ndërkaq, nga 8 mijë e 984 foshnje, 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.