Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa është interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me dozat anti COVID në Prishtinë – tregon Gashi

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Janari i vitit 2022 ka shënuar rritje të rasteve me Covid19 në vend. Vetëm gjatë javës së parë të këtij viti në Kosovë u regjistruan mbi 1 mijë raste të reja. Ndërkaq, me më së shumti raste aktive vazhdon të jetë Prishtina, me gjithsej 673 të infektuar me koronavirus.

Mirëpo, përkundër numrit të rasteve me koronavirus, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi tha për Familjajonë se kërkesa e qytetarëve për vaksinim është rritur kohëve të fundit.

Kërkesa nga qytetarët për vaksinimin kundër COVID 19, ditëve të fundit ka një rritje, interesimi i tyre është i mirë dhe këtë nuk mund ta ndërlidhë me rritjen e rasteve me virusin Covid19”, tha Gashi.

Sa i përket vaksinimit me dozat anti COVID, ai tha se së fundi nga qytetarët interesimi më i madh është për dozën e tretë.

 Interesimi më i madh tyre është për dozën e tretë të vaksinës anti COVID  e cila është duke dominuar tani për tani sa i përket kërkesave të qytetarëve për vaksinim në QKMF”, shtoi Gashi.

Sipas Gashit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, kërkesa për vaksinim anti Covid është nga të gjitha moshat pa dallim.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kërkesat për t’u vaksinuar janë nga të gjitha moshat, vaksinimin e të cilëve e bëjmë me llojin  vaksinës Pfizer të cilën e kemi të vetmen në disponim tani”, përfundoi ai.

Kujtojmë se sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë rreth vaksinimit të qytetarëve, 70% e tyre janë vaksinuar me dozën e parë dhe 62 % me dozën e dytë, duke e cilësuar Kosovën në vendet më të larta të rajonit për nga përqindja e vaksinimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë