Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Në trajtim 16 raste me Covid-19 pozitivë, 24 të tjera post- Covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 16 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 24 të tjerë më post-Covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 23 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa 8 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 5 pacientë, në Gjakovë dy pacientë ndërsa, në Spitalin e Prizrenit dhe Ferizajt janë duke u trajtuar  nga një pacient.

Youtube

Arkiva

Kategoritë