Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
IKSHPK:Kujdesuni dhe mos u grumbulloni,rrezikshmëria e përhapjes së COVID-19 është e lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Kosovë sepse situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditëve në vazhdim.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529).


Nga IKSHPK thonë se janë duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë