Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri i Shëndetësisë viziton disa prej klinikave në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, qëndruan  gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, ku vizituan disa nga klinikat e saj.

Ai vizitoi së pari Klinikën Infektive, ku nga drejtori i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi dhe drejtori i Infektivës, dr. Arben Vishaj, u njoftua për gjendjen aktuale sa u përket kapaciteteve për trajtimin e pacientëve me COVID-19 si dhe mobilizimin e shërbimeve të tjera.

Aktualisht në këtë klinikë është një numër i vogël i pacientëve me COVID-19 në trajtim, por u vlerësua se numri  në rritje i rasteve me COVID-19 mund të rris edhe numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, për çka të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme.

Ministri Latifi, që shoqërohej edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, dr. Naim Bardiqi, më pas vizitoi edhe Klinikën Emergjente ku nga personeli aty është njoftuar me punën që bëhet, triazhimin dhe trajtimin e rasteve në këtë klinikë, për të vazhduar pastaj me vizitë në Klinikën e Kardiologjisë, me theks në njësinë e kardiologjisë invazive.

Ministri është informuar aty për rritjen e vëllimit të punës, derisa prioritet u tha që mbetet edhe rritja e cilësisë së shërbimeve.

Ministri Latifi vizitoi edhe Klinikën e Pulmologjisë ku aktualisht janë duke u trajtuar disa pacientë post covid-19 dhe është informuar për punën që është bërë aty gjatë pandemisë, por edhe për trajtimin e patologjive të tjera, përveç COVID-19.

Ministri Latifi ka kërkuar që klinikat e QKUK-së dhe institucionet e tjera shëndetësore të jenë të gatshme për t’u ballafaqur me çfarëdo zhvillimi të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, ndërsa profesionistëve shëndetësor u kërkoi që të vaksinohen plotësisht, përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, theksoi Ministri, është për t’i mbështetur institucionet dhe për të krijuar kushte sa më të mira për punë me qëllim që pacientëve t’u sigurohn dhe ofrohen shërbimet e duhura shëndetësore.

Gjithashtu, Ministri Latifi u ka bërë thirrje edhe popullatës që vaksinohen plotësisht kundër COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë