Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedonin e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 7.188 testime për coronavirus, ndërsa 1.375 kanë rezultuar pozitiv.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për Covid-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 pacientë të tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28 dhjetor deri 2 janar.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 217 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 228.540, prej të cilëve 213.722 janë shëruar, ndërsa 8000 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 6.818

Youtube

Arkiva

Kategoritë