Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kurti dhe Latifi: Vaksinohuni, kjo është arma e vetme kundër virusit Corona

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot kanë vizituar qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë.

Ata bënë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID, si armë të vetme dhe të dëshmuara kundër virusit Corona.

Sipas MSH-së, ata së bashku me këshilltarin e kryeministrit për shëndetësi, Jusuf Ulaj, u pritën nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Osman Magjera.

Pas konfirmimit të pranisë së variantit Omicron në territorin e Kosovës, ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja edhe në vendin tonë, si në gjithë botën. Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë ritheksuan se Qeveria është në krye të detyrës dhe bashkë me autoritetet shëndetësore është duke monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, në konsultim me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ata thanë se çdo veprim, e çdo hap që do të ndërmerr Qeveria, do të jetë i bazuar në të dhënat shkencore më të fundit lidhur me variantin Omicron“, thuhet në njoftim.

Sipas ministris në atë takim u theksua “se nuk duhet kurrsesi të çlirohemi”.

Përvoja e vendeve të tjera tregon se rritja e rasteve, si dhe rritja e numrit të pacientëve të shtrirë në spital, mund të jetë e shpejtë dhe e pamëshirshme.

Në takim Kryeministri Kurti dhe Ministri Latifi, veçuan dy drejtimet kryesore për bashkëpunim.

Së pari, duke u vaksinuar. Vaksinimi është i shpejtë i lehtë dhe falas dhe nuk ka nevojë për termin. Për qytetarët e pavaksinuar, u bë thirrje për të marrë dy dozat e para pa vonesë. Ndërsa për qytetarët që i kanë marrë dy dozat e para, u bë thirrje që të merret doza përforcuese posa të kalojnë 3 muaj nga marrja e dozës së dytë.Së dyti, u theksua rëndësia e respektimit në përpikëri të masave anti-COVID. U theksua se sa më shumë që të respektohen masat në fuqi, aq më lehtë do ta kalojmë valën e re të infektimeve“, thuhet në fund nga MSH.

Youtube

Arkiva

Kategoritë