Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 35, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë më post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient i shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 29 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa një pacient është duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar dy pacientë, ndërsa në Spitalin e Prizrenit është duke u trajtuar një pacient.