Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Nga sot, për të hyrë në Kosovë kërkohet certifikata e vaksinimit me dy doza

Të gjithë ata të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nga sot e tutje duhet të posedojnë dëshminë e vaksinimit të plotë me dy doza kundër COVID-19.

Një vendim të tillë e kishte marrë Qeveria e Kosovës më 1 dhejtor 2021, kur edhe kishte miratuar masat anti-COVID.

“Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Ndryshe, sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës.

Lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.

Youtube

Arkiva

Kategoritë