Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për kë zhurmojnë thirrjet?!

Mijëra raste të dhunës në familje, shumica prej tyre ndaj grave, po  peshojnë pak në gjyqësitë e prokuroritë e Kosovës.

Arkivat vazhdojnë të “pasurohen” me raste të reja, por problemet mbeten ende të patrajtuara seriozisht, të vjetra.

Në vitin 2021 u evidentuan 1 mijë e 548 raste të dhunës ndaj grave.  Në po të njëjtin vit u raportua për dy vrasje, të pasuara me një neglizhencë që, sic duket, u gjerbën së bashku me kafetë e mëngjesit, për t’u harruar shumë shpejt.

Muaj më parë, përdhunuesi i një 15-vjecareje u dënua hic më shumë se tetë muaj, për “arsyetime” edhe më banale sesa vetë vendimi.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, një vit më parë, në vitin 2020, u raportuan pesë vrasje ndaj grave, dorasit e të cilave mënjanoheshin nga dënimet e merituara.

Dafinë Zhubi, Dianë Kastrati e Antigonë Morina mbeten vetëm disa nga viktimat për të cilat vazhdon të kërkohet ende drejtësi. Deri më tani, zhurma e trumpetës vazhdon të mos depërojë në veshët e shoqërisë.

Lista e gjatë e dështimeve të institucioneve të drejtësisë pasohet nga rasti i Drenasit në vitin 2019, kur një e mitur që e paraqiti një rast të dhunës seksuale, të kryer nga profesori i saj, në Polici, u dhunua nga vetë polici që mori ndëshkim qesharak (paradoksalisht) me suspendim nga puna, e tek tash, së fundi, u dënua me katër vite burg.

Përkundër miratimit të një numri të madh ligjesh për dhunën në familje në vitin 2010, që parashihnin një qasje të re trajtimi të kësaj problematike, rrafshi i zbatueshmërisë praktike të këtyre dispozitave vazhdonte të gëlojë nga telashet. Përsosja e mëtejme teorike e këtyre ligjeve akoma është e çalë në implementim konkret.

Aktivistja për cështje gjinore, Jeta Berisha, shprehet se dhuna në familje si fenomen ende po ballafaqohet me neglizhimin institucional.

“Neglizhimi institucional: dhuna institucionale është një temë që kërkon studim hulumtues. Një shumicê e përfaqësuesëve ligjor që janë në krye të detyrave që duhet të krijojnë mekanizma mbrojtës për viktimat e dhunës, shpesh e arsyetojnë fenomenin dhe nuk kanë kompetencën e duhur me adresu e dënu dhunën. Kryesisht, është shoqëria civile ajo që po i prinë e po i rri pas institucioneve që këta të fundit ta bëjnë punën e tyre. Koha nuk është në favor të shoqërisë, e as nuk do të duhej të operohet në hatër që xindividë në pozicione vendimmarrëse  të jenë aty ku janë përshkak të xshkaqeve e rrethanave, në qoftë se s’janë në gjendje ta marrin dhunën në baza gjinore me seriozitet. Durimi nuk do të duhej të promovohej, duhet të krijohet një zingjir radikal që e dënon dhunën, dhunuesin e çdo individë tjetër të involvuar”, thekson ajo.

Ndër faktorët që ndikon në manifestimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave, sipas Berishës, është patriarkalizmi, anipse, sic thekson ajo, është e vështirë të shquhet vetëm një shkak.

“Faktorët që ndikojnë në prodhim të dhunës në baza gjinore janë të ndryshme. Nuk ekziston vetëm një komponent që duhemi me u ndalë dhe analizu. Shoqëria jonë frymon në një sistem të trashëguar patriarkal. Padyshim, që familjet jo të shëndosha ku vazhdimisht ka: ushtrim të dhunës psiko-emocionale, bullizëm, diskriminim në baza gjinore, pastaj neglizhimi i institucioneve arsimore në ngritjen e vetëdijes mbi barazinë gjinore, mungesa e lëndës së edukimit seksual; e paralelisht edhe influencimi nga prodhimet mediale ku shpesh nuk ka monitorim mbi atë se çfarë po i shërbehet masës.

Duhet mobilizim zinxhirë: institucionet, organizatat dhe mediat të bashkëveprojnë në krijimin e një plani strategjik për krijimin e mekanizmave kundër dhunës në baza gjinore”, shtoi ajo.

Sipas saj, përkundër që ende ka tendenca të trajtohet si cështje personale, si shkas i fushatave vetëdijësuese, dhuna ka filluar të merret pak më seriozisht.

“Të shumtën e rasteve dhuna është pa si çështje personale mes personave të përshirë, madje edhe si tabu për t’u diskutu. Si shkak/pasojë e kësaj tabuje dhuna në baza gjinore i ka mbijetu kohës, dhe edhe sot vazhdon me u trajtu me të njëjtën monedhë në masë të madhe. Ka përmirësime, të dukshme, falë fushatave vetëdijësuese që janë gjithandej, mirëpo si praktikë është duke ndodhur, dhe po ashtu edhe të izolohet mes katër mureve apo shpesh të neglizhohet edhe institucionet kompetente”, përfundoi Berisha.

Me burgim të përjetshëm, si pasojë e vrasjes së grave janë dënuar tre persona.

Youtube

Arkiva

Kategoritë