Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
419 raste aktive me COVID-19, Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste

Prishtina vazhdon të jetë qyteti ku ka më së shumti raste aktive me gjithsej 89 të infektuar me COVID-19.

Kurse, në gjithë Kosovën janë 419 raste aktive, duke mos llogaritur komunat që drejtohen nga komuniteti serb, të cilat nuk raportojnë gjendjen me coronavirus.

Komuna e dytë me raste aktive me COVID-19 është Ferizaj me 44 raste dhe Prizreni me 32 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas të dhënave të fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.599 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë