Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 34 pacientë , 6 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë më post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 26 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 3 pacientë dhe në Spitalin Pejës është duke u trajtuar një pacient.