Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni probleme me skalpin dhe me zbokthin? Ja si ta zgjidhni njëherë e përgjithmonë

Kur bëhet fjalë për flokët, gjëja e parë që ju vjen në mendje është lyerja dhe stilimi i tyre. Por, nëse këtë gjë mund ta zgjidhni me një vizitë të shpejtë tek parukierja, problemet e tjera si rënia, hollimi i flokëve, majat dyshe dhe zbokthi kërkojnë kohën e tyre për t’u trajtuar.  Disa mënyra për të trajtuar këtë problem në shtëpi janë:

Hudhra

Hudhra lufton bakteret dhe mykun që shkakton zbokthin. Me thelpinjtë e grirë e të shtypur mund të fërkoni kokën përpara se të bëni banjë. Për të shmangur erën e keqe mund të përzieni hudhrën me mjaltin.

Limoni

Masazhojeni kokën me dy lugë gjelle me lëng limoni dhe më pas shpërlajeni me ujë. Më pas, përzieni një lugë çaji me lëng limoni dhe një gotë me ujë dhe shpërlajeni kokën. Përsëriteni çdo ditë deri sa zbokthi të zhduket.

Aspirina

Aspirina përmban acid salicilik ndaj është e mirë kundër zbokthit. Aspirinën pluhur mund ta shtoni në shampo sa herë që lani kokën. Mbajeni në kokë për 1 ose 2 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë e të bollshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë