Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 343.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,990 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 780.327 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.