Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
I zunë pritë pasi doli nga lokali, ekzekutohet 30-vjeçari në Tiranë

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në zonën e Kodër Kamzës dhe sipas policisë viktimë ka mbetur Çam Karriqi, 30 vjeç, nga Dibra, banor në zonën e Bathores.

Mësohet se Karriqi ka qenë i ulur në një lokal pranë vendit të ngjarjes me një vajzë.

Vrasja dyshohet të kenë ndodhur pak momente pasi kanë dalë dhe viktima është futur në makinë, ku është qëlluar me 4 plumba.

Autorët e kanë pritur me makinën parkuar në një rrugicë dhe në momentin që 30-vjeçari ka hipur në makinë në nisje e sipër e kanë qëlluar.

Trupi i pajetë i të riut është konstatuar brenda në makinën ndezur nga qytetarë të rastësishëm.

Në automjetin e 30-vjeçarit është gjetur një armë zjarri mësohet nga burime pranë policisë.

Nga dyshimet e policisë, ai njihej si person pranë një grupi kriminal që vepron në Tiranë.

Nisur nga mënyra e ekzekutimi dhe djegia e makinës tregojnë për një vrasje të mirë organizuar.

Pak minuta pas ngjarjes një automjet, që dyshohet se është i autorëve, është gjetur i djegur pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Mënyra e ekzekutimit dhe djegia e makinës tregojnë për një vrasje të mirëorganizuar.

Karriqi, sipas policisë ishte mik i dy personave të vrarë në zonën e Astirit pak muaj më parë, Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit, njofton euronewsal.

Youtube

Arkiva

Kategoritë