Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
621 familje përfitojnë 200 euro furnizim me lëndë djegëse nga komuna e Prishtinës

621 familjeve iu dhuruan 200 euro furnizim me lëndë djegëse nga komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.

Gjatë përpilimit të listave nga Qendra për Punë Sociale, përveç familjeve në gjendje më të rënduar socio-ekonomike janë përfshirë edhe nënat vetushqyese.

Lajmin e bëri të ditur vetë drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Komuna e Prishtinës përkrah familjet në nevojë!621 familje sot përfituan nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale nga 200 euro për furnizim me lëndë djegëse.Në këtë krize energjetike kjo shumë e mjeteve do ta zbus në masë të konsiderueshme gjendjen e familjeve në kushte të rënda ekonomike. Gjatë përpilimit të listave nga Qendra për Punë Sociale përveç familjeve në gjendje më të rënduar socio-ekonomike janë përfshirë edhe përkrahë veçanarishtë Nënat vetushqyese!

Youtube

Arkiva

Kategoritë