Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky çaj ndihmon me sëmundjet e frymëmarrjes

Çaji i lule vjollcës ndihmon në sëmundjet e frymëmarrjes si bronkiti akut dhe kronik, astma, pneumokonioza (sëmundje e shkaktuar nga depozitimi i pluhurit në mushkëri), infeksione të organeve të frymëmarrjes, ftohje dhe grip, kollë dhe ngjirurit e zërit.

Përveç kësaj, është i shkëlqyeshëm për shpëlarjen e mishrave të dhëmbëve dhe gojës dhe pastron gjakun nga toksinat, si dhe është efektiv në rast dhimbjeje koke dhe fryrjeje.

Përdorimi i bimës së manushaqes është i gjerë. Gjatë gjithë historisë së saj, është përdorur si bimë shëruese. Ajo përmban flavonoidë, saponinë, alkaloide dhe taninë, që ndihmojnë organizmin të shërohet nga disa probleme shëndetësore.

Është jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe i lehtë për t’u përgatitur. Ju duhet një përzierje e thatë e gjetheve, luleve dhe rrënjëve.

Përgatitja e çajit

Hidhni dy lugë gjelle nga një përzierje e thatë me gjethe, lule dhe rrënjë vjollce me 2,5 dl ujë të ftohtë.

Kur të vlojë e lëmë të ziejë edhe dy-tre minuta. Më pas ftoheni, kullojeni çajin dhe shtoni një lugë mjaltë.

Në rast të dhimbjes së fytit, ky çaj duhet pirë tri herë në ditë.

Vërejtje: Ky informacion nuk krijon asnjë marrëdhënie pacient-mjek dhe nuk duhet të përdoret si zëvendësim për diagnozën dhe trajtimin profesional. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë