Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
311 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 311.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.965, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,987 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.443 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 776.881 qytetarë.

Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë