Veshkët e shëndetëshme largojnë produktet e mbeturinave nga gjaku juaj. Këto produkte të mbeturinave largohen nga trupi juaj në urinën që veshkët tuaja krijojnë. Kur produktet e mbeturinave nuk largohen si duhet nga veshkët tuaja, mund të rezultojnë në gurë të veshkëve.
Gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të rënda në pjesën e poshtme të kurrizit ose anëve. Dhimbja zakonisht lëviz poshtë drejt barkut tuaj, ijëve ose organeve gjenitale me lëvizjen e gurëve poshtë traktit urinar. Simptoma tjera mund të përfshijnë:
- të përziera dhe vjellje
- urinë e errët ose e gjakosur
- ethe
- të ndjerit sikur keni nevojë të përdorni tualeting më shpesh se zakonisht
Çfarë shkakton gurë në veshka?
Janë katër lloje të gurëve në veshkë:
- Gurë kalciumi: Ky është lloji më i zakonshëm i gurëve në veshkë. Kalciumi që nuk përdoret nga eshtrat dhe muskujt tuaj. Zakonisht, veshkët e largojnë kalciumin e tepërt përmes urinës. Gurët e kalciumit shfaqen kur kalciumi mbetet në veshkë dhe mblidhet gjatë kohës.
- Gurë struvit: Një gurë struvit është më i zakonshëm te gratë. Zakonisht formohet pas një infeksioni kronik të traktit urinar. Këta gurë zakonisht përbëhen nga amoni.
- Gurë acidi urik: Një gurë acidi urik formohet kur ka shumë acid urik në urinë. Ju mund të jeni në rrezik për këtë lloj guri nëse hani dietë me nivel të lartë të proteinave ose në qoftëse keni pranuar kemoterapi.
- Gurë cistinikë: Një gurë cistinikë nuk është shumë i zakonshëm. Sëmundja që shkakton gurë cistinikë bartet në familje dhe quhet cistinuri./probleme.me