Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Repartin e Hemato-Onkologjisë ka filluar të realizohet biopsia e palcës kockore.
“Biopsia e palcës kockore realizohet nga një ekip mjekësh i trajnuar mirë, një procedurë shumë e rëndësishme, por e kushtueshme, e cila, më herët, është kryer vetëm jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
ShSKUK thekson se rritja dhe përmirësimi i shërbimeve mjekësore për pacientin, është obligim dhe prioritet i përbashkët i yni.