Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për këtë arsye duhet ta përdorni kosin gjatë të ftohurës

Kosi ështe një ndër nënproduktet më të përdorura të qumështit i cili përfitohet nga fermentimi i qumështit të valuar, akoma i ngrohtë, në të cilin hidhet një sasi e vogël kosë i freskët i quajtur “farë kosi”. Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.

Studimet thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.

Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve. Këto baktere janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës

Ekspertët thonë se kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurës për vetë faktin se përmban edhe zink. Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin por edhe shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës. Sidoqoftë, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë.

Studime të tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm.E ftohura në vetvete është një reagim inflamator ndaj bakterit.

Sipas ekspertëve, kosi është një ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm.Ai gjithashtu përmban vitaminë D dhe kalçium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm.

Megjithatë, e ftohura nuk largohet vetëm duke ngrënë kos. Kosi funksionon kryesisht në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor. Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.

Por ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura nuk duhet t’i mbajnë shpresat tek kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes

Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë