Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Në trajtim 11 pacientë me Covid-19 pozitivë dhe 26 post-Covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 26 të tjerë janë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 24 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa pesë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizerenit janë duke u trajtuar 4 pacientë në Spitalin e Gjakovës 2 pacientë ndërsa, në Spitalin e Pejës dhe Ferizajit janë duke u trajtuar nga një pacient.

Youtube

Arkiva

Kategoritë