Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë persona kanë vdekur dhe 321 janë shëruar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë persona dhe 321 persona të tjerë janë shëruar nga Covid19.

Nga 2370 testime të kryera, 228 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 197,376 raste shërimi nga COVID-19.

Aktualisht në nivel vendi janë gjithsej 5235 pacientë aktivë me COVID. 144 pacientë po trajtohen në spital, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Vaksinimi me dozën e tretë ka nisur për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë