Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tetë pacientë me Covid-19 pozitivë po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 8 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë janë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK.

Sipas njoftimit, 16 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa katër të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizereni janë duke u trajtuar 4 pacientë, në Spitalin e Gjakovës dy pacientë dhe në Spitalin e Ferizajit dhe Gjakovës janë duke u trajtuar nga një pacient.

Youtube

Arkiva

Kategoritë