Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 315.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,987 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 776, 635 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.