Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë përkrahjen me donacione për QKUK-në

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes një postimi ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme me donacione për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe për kontributin ndaj institucioneve shëndetësore.

Donacioni i fundit nga ShBA është dorëzuar ditën e djeshme dhe përmban pajisje mjekësore të dedikuara për të sëmurët me Covid-19 në vlerë prej 520 mijë dollarë.

Donacionin e dorëzoi z. Nick Giacobbe, i ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane dhe Majori Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim në Mrojtje në Ambasadën amerikane. Për donacionin e dhuruar i falënderoi ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi”, thuhet më tutje nga ShSKUK.

Për të vlerësuar donacionet që janë dhënë në vazhdimësi për ShSKUK-në, Drejtori Krasniqi bashkë me ministrin Latifi, dhuruan një mirënjohje për Zyrën për Bashkëpunim në Mbrojtje.

ShBA ka ndihmuar edhe në rinovimin e lavatores së QKUK-së, Klinikës së Pediatrisë, dhe ka dhuruar pajisje mjekësore gjatë 3 valëve të Pandemisë COVID-19. Po ashtu, ka dhuruar kontejnerët për mbetje spitalore, pajisje me laparaskopë për Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe CT për Spitalin e Gjakovës.

Së fundmi, ShBA po kontribuon edhe për rinovimin e Kuzhinës Qendrore në QKUK.

Youtube

Arkiva

Kategoritë