Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Recetë e shëndetshme për mëngjes, petulla me banane

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës.

Petullat me banane pa gluten mund t’i përgatisni për vetëm 10 minuta.

Për një mëngjes të shëndetshëm që na lejon të qëndrojmë në formë kjo recetë është e duhura.

Përbërësit

       1 banane e madhe

       2 vezë, të rrahura

       Pak pluhur për pjekje (pa gluten)

       Një spërkatje të vaniljes

       1 lugë vaj

       25g arra amerikane të coptuara

       125g mjedër

Përgatitja

Në një tas, shtypni 1 banane të madhe me një pirun deri sa të ngjasojë me pure të trashë.

Shtoni 2 vezë të rrahura, pak pluhur për pjekje (pa gluten) dhe një spërkatje të ekstraktit të vaniljes.

Ngrohni një tigan të madh që nuk ngjitet ose tigan të madh për petulla mbi një nxehtësi mesatare dhe lyeni me vaj, ½ luge.

Duke përdorur gjysmën e brumit, hidhni dy petulla në tigan, gatuajini për 1-2 minuta secilën anë, pastaj hidheni në një pjatë. Përsëriteni procesin me një tjetër lugë vaj dhe brumin e mbetur.

Mbi petulla hidhni 25g arra amerikane përafërsisht të copëtuara dhe 125g mjedër./ probleme.me

JU BËFTE MIRË!

Youtube

Arkiva

Kategoritë