Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Efektet e Alkoolizmit tek Meshkujt

Pasojat e abuzimit mund të ndryshojnë nga ato tek femrat

Statistikat nuk janë të mira. Sipas Këshillit Nacional Amerikan për abuzim me alkool apo varësi, rreth 17.6 milionë persona vuajnë nga abuzimi me alkoolin dhe varësia. Kjo është rreth një në 13 të rritur. Nga këta, më shumë se 100,000 persona vdesin nga shkaqet e lidhura me alkoolin.

Mes të rriturve, meshkujt janë 4 herë më të prirur të jenë pirës të mëdhenj të alkoolit dhe dy herë më shumë të jenë të varur nga alkooli. Përderisa efektet fizike të alkoolit janë gati të njëjta për femrat dhe meshkujt, këto janë gjendjet që prekin meshkujt më shpesh dhe të tjerat që janë tërësisht unike.

Alkoolizmi dhe lëndimi

Në krahasim me meshkujt, femrat i kanë më të vështira pasojat e shëndetit nga pirja. Sëmundjet e mëlçisë të shkaktuara nga alkooli si ceroza dhe hepatiti zhvillohen më shpejtë tek femrat, dhe më shumë femra alkoolike vdesin nga ceroza sesa meshkujt alkoolik.

Për më tepër, femrat që janë të varura nga alkooli janë në rrezik më të madh të zhvillojnë kancer të mëlçisë e gjithashtu edhe disa kancere specifike të lidhura me traktin digjestiv.

Përderisa meshkujt alkoolik janë gjithashtu në rrezik të madh nga ceroza dhe kanceri i mëlçisë, përparësi kanë në lëndimet e lidhura me alkoolin. Sipas një shqyrtimi nga qendra për kontroll të sëmundjeve dhe parandalimit, meshkujt janë më të prirur të lëndohen nga pirja, e provuar nga nivelet më të mëdha të hospitalizimeve dhe vekjeve nga alkooli.

Meshkujt janë dy herë më të prirur se femrat të kenë nivele të koncetrimit të alkoolit në gjak 0.08% apo më të larta.

Meshkujt janë katër herë më të prirur të aksidentohen me makina motorrike përderisa janë duke pirë.

Meshkujt janë më shumë se dy herë më të prirur të përjetojnë helmim nga alkooli.

Meshkujt janë më të prirur të shfaqin agresion përderisa janë duke pirë dhe 70 herë më të prirur të lëndojnë ndonjë fëmijë.

Meshkujt janë 5 herë më të prirur të mbyten në ujë gjatë pirjes.

Meshkujt janë 4 herë më të rrezikuar nga vetëvrasja përderisa janë duke pirë.

Këto statistika janë shumica të informuara nga sa më shumë meshkujt mund të pinë se femrat. Për shkak të masës së vogël trupore, femrat kanë tendencë të ndiejnë efektet e alkoolit më shpejtë dhe zakonisht do të përjetojnë simptomat kronike të kësaj sëmundje 10 deri në 20 vjet më herët.

Kjo tregon se pse meshkujt janë 400% më të prirur të përjetojnë psikozë për shkak të alkoolit, thjeshtë për shkak të faktit se kanë kapacitet më të madh për konsumim dhe shpesh pasoja më të shkurtra – mesatare.

Vdekjet nga alkooli dhe të lidhura me shëndetin

Përderisa ceroza dhe kanceri i mëlçisë janë dy shqetësime primare për të dy edhe meshkujt edhe femrat me varësi afat gjatë ndaj alkoolit, ka rrethana të caktuara tek të cilat meshkujt janë më të prirur të vdesin. 

Janë disa rrethana të caktura tek të cilat meshkujt alkoolik janë më në rrezik nga vdekja. Kur krahasojmë setin e njëjtë të femrave dhe meshkujve mbi moshen 65 vjeçare, shihet se:

Meshkujt janë 2 herë më të prirur të vdesin nga kanceri i mëlçisë.

Meshkujt janë më shumë se 4 herë më të prirur të vdesin nga kanceri i gojës, fytit apo ezofagut.

Meshkujt janë 3 herë më të prirur të vdesin nga infarkti.

Meshkujt janë më shumë se 2 herë më të prirur të vdesin nga sëmundja alkoolike e mëlçisë.

Meshkujt janë 9 herë më të prirur të vdesin nga sëmundjet e zemrës të lidhura me alkoolin.

Alkooli dhe disfunksionimi seksual

Përderisa shumica e pasojave të pirjes së rëndë janë të lidhura me abuzimin afatgjatë, ekzistojnë efekte që mund të prekin meshkujt në kohë më të shkurtër –mesatare. Kryesor mes këtyre është disfunksionimi seksual.

Alkooli i tepërt mundet direkt të ndikojë në funksionimin e testikujve dhe në prodhimin normal të hormoneve mashkullore. Kur kjo ndodh, një mashkull mund të përjetojë disfunksionim erektil, impotencë dhe infertilitet. Në kohë mesatare –të gjatë—kjo mund të ndikojë tek karekteristikat sekondare seksuale, përshirë rënien e qimeve në fytyrë dhe në gjoks dhe rritje abnormale të indit të gjoksit (gjinokomastia).

Për më shumë, ilaçet për disfunksionim erektil si Viagra (sildenafil), Levitra (vardenafil), dhe Cialisi (tadalafil) janë më pak të afta të absorbohen në alkool, duke zvogëluar përfitimet e këtyre ilaçeve./probleme.me

Youtube

Arkiva

Kategoritë