Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën që zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.
Sallahu deklaroi se projektligji do të ndihmojë në ngritjen e transparencës, transmeton Telegrafi.
“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët që ushtrojnë veprimtarinë në institucionet publike dhe profesorët që punojnë në institucionet publike”, ka thënë Sallahu.
Pro projektligjit votuan shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend.