Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate vijnë pas testimit të 1 mijë e 849 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu theksohet se janë shëruar nëntë persona nga COVID-19 dhe 3 mijë e 991 të tjerë janë vaksinuar. /familjajone