Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa janë mundësitë që varianti Omicron ta godasë edhe Kosovën? – Shpjegon infektologu, dr. Izet Sadiku

I identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, varianti i ri i koronavirusit “Omicron” ka shkaktuar shqetësim te shkencëtarët dhe zyrtarët të shëndetit publik,  për shkak të një numri jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve që kanë potencialin ta bëjnë virusin më të transmetueshëm dhe më pak të ndjeshëm ndaj vaksinave ekzistuese.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur Omicron një “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar se rreziqet globale të paraqitura prej tij janë “shumë të larta”.

Për të treguar më shumë rreth variantit “Omicron” dhe pritshmërive që ky variant i ri të shfaqet edhe në Kosovë, i ftuar në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte infektologu, dr. Izet Sadiku.

Kosova nuk mund të jetë oazë e “paqes” sa i përket Omicronit në qoftë se ai është paraqitur në vende të tjera mund të vijë edhe në Kosovë, duke u bazuar edhe në informata e para që janë ende te rezervuara, ky virus po përhapet edhe më shpejt se Delta. Por duhet të presim dhe të mos shkaktojmë panik” tha Dr. IzetSadiku

Sadiku ka treguar edhe për kapacitet që ka Klinika Infektive për t’i trajtuar qytetarët e Kosovës nëse ky variant i ri shpërfaqet brenda vendit.

Klinika Infektive ka diku 128 shtretër por edhe institucionet e Kosovës kanë pasur raste që kanë arritur ti menaxhojnë diku 1000 pacientë, sepse janëshndërruar edhe klinikat tjera në Klinika Infektive. Por duke pas parasysh buxhetin që ka Kosova për shëndetësi më irëndësishmeështë parandalimi se sa edhe kapacitet që kemi për trajtim”, shtoi Sadiku.

Infektologu Sadiku i këshilloi dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat mbrojtëse në mënyrë që të shpëtojnë jetë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë