Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përhapja e varianteve Omicron e Delta, MSh thirrje qytetarëve të respektojnë masat

Më shumë se 30 vende të botës janë duke u përballur së fundmi me variantin e ri të coronavirusit, i quajtur Omicron i cili fillimisht u zbulua në Afrikën e Jugut.

Si rezultat i përhapjes së shpejt të këtij varianti, shumë shtete të botës përfshirë këtu edhe vendet evropiane kanë marrë masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

Ndonëse në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me këtë variant, Qeveria e Kosovës mori masa kufizuese të cilat kanë filluar së zbatuari qysh nga dita e djeshme.

Për të parandaluar përhapjen e këtij varinati por edhe të variantit të mëhershëm Delta, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar sërish për kujdes te qytetarët.

MSh ka njoftuar se për të kontrolluar përhapjen e COVID-19 duhet të vaksinohemi, të vendosim maskën e të respektojmë masat tjera.

“Me përhapjen e varianteve #Omicron & Delta, ne e dimë se çfarë funksionon për të kontrolluar përhapjen e #COVID19 dhe kjo nuk ka ndryshuar: Vaksinohu, Vendosni maskë, Mbani distancë së paku 1 metër, Pastroni duart, Hapni dritaret, shmanguni vendeve me shumë njerëz, ambientet e mbyllura dhe  Testimi, izolimi dhe masa e karantinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me coronavirus, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë