Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të dallojmë Omicron nga varianti Delta, ç’thonë ekspertët deri tani

Sipas OBSh -së varianti Omicron ka një numër të madh mutacionesh dhe duket se ka më shumë gjasa të riinfektojë njerëzit që janë infektuar, më parë me COVID-19.

Ndryshe nga varianti Omicorn, Delta është dy herë më shumë ngjitës se variantet e mëparshme të COVID-19 dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rënda veçanërisht tek njerëzit e pavaksinuar.

Ajo që për momentin është e paqartë dhe shqetësuese është nëse Omicron është po aq ngjitës apo edhe më infektues se Delta.

 A është Omicron më i rrezikshëm se Delta?

Ekspertët janë të shqetësuar rreth faktit se ky variant ka një numër të madh mutacionesh në proteinën e tij spike e cila është ajo që SARS-CoV-2 përdor për të infektuar qelizat tuaja. Por ata nuk mund ta dinë ende nëse këto mutacione do të paraqesin rrezikshmëri apo nuk do të paraqesin një efekt të tillë. Sipas tyre nuk ka ende informacion të mjaftueshëm për të thënë nëse ky variant është më i rrezikshëm se Delta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë