Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë 6 ushqimet që i pastrojnë mushkëritë nga nikotina

Konsumimi i nikotinës është një ndër shkaktarët kryesorë të kancerit në mushkëri. Nëse pini duhan, sa herë që ndizni një cigare nikotina qëndron në trupin tuaj për tre ditë. Duhet ta dini që konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Mirëpo ka disa ushqime që përmbajnë përbërës që ndihmojnë trupin të luftojë dhe të largojë natyrshëm mbetjet e nikotinës.

Këto janë 6 ushqimet më të mira që do t’ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën.

Brokoli

Është i pasur me vitamina C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Mundohuni të hani më shumë brokoli për të eliminuar nikotinën nga trupi juaj.

Portokallet

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumimi i rregullt i portokalleve do të rrisë metabolizmin tuaj dhe do të zvogëlojë stresin, i cili është një “kalim” i dëshirave për nikotinë nga një i varur.

Lëng karrote

Nikotina gjithashtu shkakton dëme në lëkurën tuaj. Lëngu i karotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë treguar efektive në largimin e nikotinës nga trupi.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të mira për shëndetin sepse nuk është vetëm i pasur me vitamina , por përmban edhe sasi të mëdha të acidit folik .

Kivi

Kivit janë një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, nivelet e këtyre vitaminave ulen.

Uji

Pirja e duhanit dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studimeve, me shumë ujë të pijshëm mund të lini duhanin dhe të eliminoni nikotinën nga trupi./abcnews.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë