Oda e Mjekëve e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, bën të ditur se ka vdekur dr. Sadik Shaqiri.
Dr. Shaqiri ka qenë specialist i Mjekësisë së Punës. Studimet për mjekësi e përgjitshme dhe specializimin për mjekësi të punës i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Për shumë vite ishte doktor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe në ish- Kombinatin Trepça, si mjek i punëtorëve.
Oda e Mjekëve shprehu ngushëllime për të gjithë familjarët e të ndjerit.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Sadik Shaqiri
Dr. Shaqiri ka qenë specialist i Mjekësisë së Punës. Studimet për mjekësi e përgjitshme dhe specializimin për mjekësi të punës i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Për shumë vite ishte doktor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe në ish- Kombinatin Trepça, si mjek i punëtorëve.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.