Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 324.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,984 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.
Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.