Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Të lodhura nga flokët e yndyrshëm? Ja çfarë jeni duke bërë gabim

Skalpi ynë duhet të prodhojë një sasi të caktuar sebumi për ta ushqyer dhe mbrojtur flokun, duke krijuar kështu një pengesë të hollë midis tij dhe mjedisit. Por yndyra e tepërt mund të shkaktojë shumë shqetësime, duke filluar nga mungesa e volumit, skalpi i irrituar dhe problemet me zbokthin. Por e dini çfarë jeni duke bërë gabim?

1.I mbani shpesh flokët të kapura dhe të shtrënguara shumë

Një bisht elegant mund të jetë një mënyrë e mirë për të fshehur yndyrën e tepërt. Ky stil mund të duket i këndshëm, por në rrënjë grumbullohet sebum, ndaj më mirë të mos e provoni.

2.Nuk i shpëlani flokët me ujë të ftohtë

Uji i nxehtë ndihmon në hapjen e kutikulave të flokëve dhe largimin e papastërtisë, por mund të jetë edhe i dëmshëm. Ai mund ta thajë lëkurën e kokës shumë, duke shkaktuar zbokth dhe prodhim të tepërt të vajit.

Çfarë të bëni: Është më mirë të zgjidhni ujë të ngrohtë kur aplikoni shampon, ndërsa për t’i shpëlarë, përdorni ujë të ftohtë, për të mbyllur poret.

3. I krihni dhe prekni flokët shumë shpesh

Kur prekni flokët, vajrat dhe bakteret që janë në duar kalojnë në kokë, duke krijuar yndyrë. Larja e shpeshtë është e dëmshme, sepse e përhap yndyrën në të gjithë flokët dhe i bën të duken më pak voluminozë.

Çfarë të bëni: Mos e teproni me krehjen. Ekspertët sugjerojnë që 2 herë në ditë mund të jenë të mjaftueshme për njerëzit që nuk kanë flokë shumë kaçurrelë dhe gjithmonë krihini me një furçë të pastër.

Youtube

Arkiva

Kategoritë