Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” më 4 dhjetor fillon ndërtimin e objekteve për qëndrim ditor për të moshuar dhe kuzhinë humanitare në Vushtrri

Nga data 4 dhjetor, në bashkëpunim me kryetarin në largim, Xhafer Tahiri, shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të fillojë ndërtimin e objekteve për qëndrim ditor dhe kuzhinë familjare në Vushtrri.

Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Edhe një projekt i madh për të moshuarit tanë!

Projekti i radhës i “Jetimave të Ballkanit” po fillon në Vushtrri.

“Qëndrimi Ditor” për të moshuarit dhe Kuzhina Humanitare po bëhen realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Gurthemeli vendoset të shtunën, më 4 dhjetor, në ora 13:00.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, shkroi ai. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë