Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 760 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë kundër koronavirusit deri më tani në Kosovë

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës, kurse deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Telegrafi.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca, ndërkaq, MSH javë më parë ka njoftuar se vaksinën mund ta marrin edhe fëmijët mbi 12 vjeç.

Në raportin e fundit të MSh-së, bëhet e ditur se janë konfirmuar 8 raste të reja me coronavirus dhe 1 rast i vdekjes

Youtube

Arkiva

Kategoritë