Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dimri, armiku më i madh i flokëve: ekspertët sugjerojnë këtë rutinë gjatë të ftohtit

Tharja, elektriciteti  janë pasojat e të ftohtit në flokë. Këshilla dhe truket e stilistëve për t’u kujdesur për flokët tuaj në mënyrën e duhur janë disa.

I ftohti dhe flokët nuk shkojnë mirë me njëri tjetrin: nëse në verë është kripa, dielli dhe klori që i vë në vështirësi, në dimër është termometri në rënie të lirë që shkakton probleme për flokët. Ndryshimet e temperaturës, kur kalojnë nga një mjedis i jashtëm në një ambient të brendshëm të nxehtë, vihen nën presion edhe nga flokët, pluhuri i imët dhe lagështia.

Efektet e të ftohtit në lëkurën e kokës

Lëkura e kokës reagon ndaj të ftohtit njësoj si lëkura: ka tendencë të thahet për shkak të mungesës së lipideve dhe ujit, dhe rrjedhimisht shkon në tharje të pashmangshme”, shpjegon Antonio Fantini, pronar i sallonit Steve Total Beauty në Milano.

“Lipidet, në fakt, përfaqësojnë një mbrojtje themelore për flokët, sepse ato janë ngjitësit që mbajnë së bashku shtresat qelizore. Kur mungojnë, lëkura e kokës rripet”, vijon eksperti.

Hapat e rutinës së flokëve në dimër:

Trajtimet në parukeri nuk mjaftojnë, edhe në shtëpi duhet të jeni konstante, që të mos e hidhni poshtë punën e bërë në sallon.

“Pas shampos, është gjithmonë thelbësore përdorimi i balsamit, ndërsa një herë në javë një maskë hidratuese nuk duhet të mungojë kurrë në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve”, sugjeron Fantini.

Youtube

Arkiva

Kategoritë