Besnik Ibraj, shef i Emergjencës në Pejë, ka konfirmuar vrasjen e tre personave, si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të autobusit në Gllogjan të Deçanit të premten në mbrëmje.
Siç raportohet, dy nga të vdekurit janë nxënës.
Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.
Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.